DEKOLASTIC
Pershkrimi
Material hidroizolues dykomponent me fleksibilitet të lartë me bazë çimento, inertesh të seleksionuar me rërë të imët me aditiv specifik dhe polimer fleksibël. Ka punueshmëri të mirë dhe falë rezinave organike përbërëse ka aftësi shumë të mira në ngjitje mbi të gjitha tipet e bazamenteve në betone dhe mure, duke krijuar një shtresë fleksibël dhe të pa përshkueshme. Për ambiente të jashtme dhe të brëndshme.
FUSHA E APLIKIMIT
Hidroizolues për banjo, dushe, ballkone, bodrume. Hidroizolues përpara vendosjes së pllakave qeramike, për suva, dysheme, sipërfaqe betoni, i përshtatshëm për riparime mbi parafabrikate.
PËRGATITJA E SUPORTIT
Suportet me bazë çimento duhet të jenë të qëndrueshëm, rezistent dhe të rregullt, pa vajra, jo të pista dhe pa mbetje bojrash si dhe duhet të kenë arritur paraprakisht kohën e maturimit. Përafërsisht dyshemetë tradicionale me bazë çimento me kohë fortësimi normale duhet të kenë një kohë stazhionimi të paktën 28 ditë, bazamentet me suva tradicionale duhet të thahen për të paktën 14 ditë. Disnivelet e mëdha ose çarjet e mëdha duhet të rregullohen paraprakisht. Të gjitha tipet e suporteve duhet të pastrohen paraprakisht para aplikimit të produktit në mënyrë mekanike. Të vendoset në të gjitha këndet midis murit dhe dyshemesë, nyjeve teknike dhe atyre të kullimit shiriti hidroizolues prej 10 cm.
PËRGATITJA E PRODUKTIT
Përzieni rreth 300 gr ujë të pastër me 1 kg AQUABLOCK me dorë ose me mistri,derisa të arrini një masë homogjene dhe pa kokrriza. Duke patur parasysh tharjen e shpejtë rreth 1 min përzieni produktin në sasira të vogla
MËNYRA E PËRGATITJES SË PËRZIERJES
Hidhni komponentin B të lëngshëm (8KG) në një enë të pastër dhe duke e përzier hidhni komponentin A të thatë (24KG). Përzieni me një përzierës mekanik derisa të arrihet një masë homogjene, pa kokrriza dhe pa flluska ajri. Koha e punueshmërisë së përzieriës 30 min .
APLIKIMI
Aplikoni produktin në dy shtresa me furçë ose shpatull, duke e aplikuar rreth 2mm për çdo dorë. Dora e dytë aplikohet pas një periudhe prej 4-6 orë nga njëra-tjetra dhe jo para tharjes së dorës së parë. Produkti përdoret vetëm duke kombinuar komponentin A me komponentin B dhe në sasinë e rekomanduar. Aplikoni produktin në temperatura nga +5°C deri +35°C.

