Shkolla Tapizë
Në Tapizë të Krujës është përfunduar me sukses rindërtimi i shkollës dhe kopshtit “Hkollë”, një investim i rëndësishëm për komunitetin lokal që në sezonin e ri do të mirëpresë 371 nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe 72 fëmijë të ciklit parashkollor në kushte shumë më të mira. Objekti i ri është ndërtuar me standarde bashkëkohore, duke ofruar ambiente të sigurta, funksionale dhe të përshtatshme për zhvillimin arsimor dhe emocional të fëmijëve. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe materialeve të përdorura: në të gjithë procesin janë aplikuar produktet ekologjike të Dekoll, që mbrojnë natyrën dhe mjedisin, duke e bërë këtë ndërtesë një shembull të mirë të ndërtimit të qëndrueshëm. Ky projekt është pjesë e përpjekjeve për të modernizuar infrastrukturën arsimore dhe për të ofruar një mjedis më të shëndetshëm dhe më tërheqës për fëmijët dhe mësuesit e zonës.




