Shkolla Lasgush
Qëllimi i këtij projekti ishte rikonstruksioni i shkollës që ndodhet në Kombinat të Tiranës duke mbajtur të njëjtin funksionalitet si shkolla e mesme në të njëjtën sipërfaqe prej 5352.5 m2 me një dizajn që plotëson standardet kombëtare në fuqi, por në të njëjtën kohë ato ndërkombëtare. Vizioni i dizajnit arkitektonik dhe urban bazohet kryesisht në ruajtjen e identitetit të zonës ku koncepti merr frymëzimin e tij, duke integruar ndërtesën me natyrën si funksionalisht ashtu edhe estetikisht. Tre materialet kryesore çeliku, tulla dhe betoni integrojnë ndërtesën me kontekstin e saj industrial. Gjithashtu gjatë procesit të zgjidhjes arkitektonike është konsideruar ruajtja e gjelbërimit ekzistues kryesisht në perimetër.






